VIDEO/ E pafalshme, Milani ngec ndaj Cagliari dhe rrezikon vendin e katërt

schedule22:43 - 16 Maj, 2021

schedule 22:43 - 16 Maj, 2021

Milani ngec kundër Cagliari dhe tani rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions League, pasi javën e fundit të kampionatit luan në transfertë kundër skuadrës së Atalanta që dëshiron të mbajë vendin e dytë në klasifikim.

Kuqezinjtë barazuan 0-0 ndaj Cagliari, në një duel që duhej fituar me ccdo kusht. Miqtë nga Sardenja, pasi kishin siguruar qëndrimin në Serie A, në San Siro luajtën lirshëm dhe madje patën rastet më të rrezikshme.

Pavoletti dhe Godin u ndalën mrekullisht nga Donnarumma, i cili mbajti rrjetën e paprekur dhe u dha mundësinë shokëve të tij për të gjetur golin e fitores. Përpjekjet nuk mjaftuan, madje as rastet nuk ishin të rrezikshme.

Leao nuk e bëri dot ndryshimin, kurse në momentin që u fut Mandzukic kishte shumë pak kohë. Tani Milani është në udhëkryq, pasi ndaj Atalanta i duhet vetëm fitorja. Juventusi ka një duel të lehtë ndaj Bologna, kurse Napoli pret Hellas Veronën, çka ua bën të vështirë kuqezinjve. /abcnews.al