Vllaznia i është afruar golit të avantazhit në ndeshjen me Tiranën, por portieri Ilion Lika i bardhebluve u kthye në një hero për skuadrën nga kryeqyteti. Portieri veteran ndali për mrekulli sulmuesin brazilianin Silvio Junior.
Këtij të fundit ju shërbeu një topi i gjatë dhe i vetëm përballë portierit të Tiranës tentoi një parabolë, që u devijua nga Lika. Më pas topi shkoi te Zogaj, por as ky i fundit nuk ia doli të shënonte. /abcnews.al