“Je i shkarkuar”, ky është mesazhi që Quique Setien ka marrë nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartmoeu. Humbja 8-2 me Bayern Munich nuk mund të kalohej lehtë, ndërkohë që pritet të ketë edhe shumë largime nga skuadra.
Të paktë janë lojtarët që kanë besimin e drejtuesve. Sa i takon trajnerit të ri, ai duket se do të jetë holandezi Ronald Koeman. Holandezi ka zbarkuar në Barcelonë dhe është kapur mat në aeroport.
? KOEMAN, CAZADO en el AEROPUERTO de BARCELONA. | vía @DeporteslaSexta
➡ Mañana, la ÚLTIMA HORA con @jpedrerol en #JUGONES. ? pic.twitter.com/IA63PD4sUn
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 16, 2020
Për të firmosur, apo thjesht për të biseduar, kjo është dilema më e madhe për momentin. Koeman është në listën e kandidatëve prej kohësh, por aktualisht është edhe trajner i kombëtares së Holandës. /abcnews.al