VIDEO/ E fik edhe VAR-i, Leipzig ngec në shtëpi përballë Hoffenheim

schedule22:31 - 16 Prill, 2021

schedule 22:31 - 16 Prill, 2021

Dominim por asnjë gol i shënuar. Ndeshja Leipzig-Hoffenheim përfundoi në barazim pa gola, rezultat që i shërben Bayern Munchen.

Djemtë e Julian Nagelsmann nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë, duke humbur një shans të mirë për të vijuar garën për titullin kampion.

Edhe pse luajti më mirë dhe krijoi disa raste për gol me anë të Nkunku, Adams, Sabitzer dhe Sorloth, Leipzig nuk finalizoi dhe humbi dy pikë të rëndësishme.

Danezi Poulsen gjeti golin në minutat shtesë, por VAR-i anuloi festën e lojtarit nordik. Diferenca me Bayernin është 4 pikë, por skuadra e Hansi Flick mund ta dërgojë atë në 7 nëse fiton nesër ndaj Wolfsburg. /abcnews.al