Video e Evra bëhet virale, rrjeti shkrihet së qeshuri me gjetjen e francezit

schedule11:40 - 29 Maj, 2020

schedule 11:40 - 29 Maj, 2020

Patrice Evra gjen një mënyrë për të bërë shaka. Tashmë që e ka mbyllur me futbollin e luajtur edhe kohën në dispozicion e ka, sidomos në këtë periudhë ku në shuam vende të botës lëvizja është e limituar.

Francezi ka postuar një video në llogarinë e tij në “Instagram” dhe aty shfaqen disa qen, në një tunel me shkallë, që nuk të jep përshtypjen e një stadiumi. Gjithsesi Evra e bën të duket i tillë.

Njëri pas tjetrit ata ngjiten në shkallë dhe ajo që tërheq vëmendjen është fakti që ata thirren me emra të titullarëve të Manchester United në vitin 2008: “Evra, Hargreaves, Rio Ferdinand, Brown, Ronaldo, Ronney, Vidic, Tevez”.

“E dua këtë lojë, çfarë ekipi”, dëgjohet të thotë personi që flet gjatë lojës, ndërkohë që Evra në “Instagram” me shaka shkruan: “Ku po shkojnë këta 10 qen”. /abcnews.al