Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ E “çmendur” por e mrekullueshme, bjellorusët protestojnë me kitare përballë policisë

schedule09:38 - 24 Gusht, 2020

schedule 09:38 - 24 Gusht, 2020

Prej më shumë se një jave, Bjellorusia është përfshirë nga një valë protestash masive kundër udhëheqësit jetëgjatë të saj Alexander Lukashenko, menjëherë pas daljes së rezultatit paraprak të zgjedhjeve, të cilat nxorën përsëri presidentin aktual fitues.

Që prej asaj dite rrugët e Minsk-ut janë mbushur nga qytetarët bjellorusë të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos por ky i fundit duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet edhe pse gjatë këtyre protestave janë shënuar edhe viktima.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme janë publikuar disa pamje që padyshim janë më të mirat e ditëve të fundit në Minsk.

Siç shihet në video, protestuesit kanë filluar të këndojnë përballë barrierës së trupave policore ndërsa një prej tyre i bie edhe kitarës duke treguar një shembull qytetarie.

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya 37-vjeçare u bë sfiduesja kryesore në zgjedhje ndaj Lukashenkos, pasi figurat më të njohura të opozitës ose ishin burgosur ose nuk u lejuan të kandidonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!