Ajax siguroi një fitore të madhe ditën e sotme. “Harkëtarët” triumfuan 1-3 në fushën e Twente dhe vazhdojnë të mbajnë vendin e parë në Eredivisie.
https://streamable.com/6r69q4
Sebastian Haller gjeti golin e parë me Ajax në minutën e shtatë. Vendasit reaguan dhe barazuan rezultatin gjashtë minuta përpara fundit.
https://streamable.com/0t5w7m
Trajneri Ten Hag aktivizoi Klaas-Jan Huntelaar në minutën e 89′ dhe sulmuesi i njohur realizoi dy gola brenda një minute, duke i dhuruar fitoren ekipit të tij.
2 – Klaas Jan Huntelaar is the first player in Eredivisie history to score two goals after coming on in the 89th minute. Flash. pic.twitter.com/44h7Eh0Fd0
— OptaJohan (@OptaJohan) January 14, 2021
Një rekord fantastik për 37-vjeçarin. Askush më parë nuk ia kishte dalë më parë në historinë e futbollit holandez të realizonte një dygolësh pas ishte futur në fushë në minutën e ’89. /abcnews.al