VIDEO/ Dygolësh fantastik për 5 minuta, Cristiano Ronaldo dhuron spektakël

schedule21:33 - 21 Nëntor, 2020

schedule 21:33 - 21 Nëntor, 2020

Juventusi po luan me Cagliarin në Torino (sfidë e javës së tetë në Serie A), takimi ku skuadra mike ka rezistuar deri në minutën e 38-të. Më pas skenën e rrëmbeu Cristiano Ronaldo me dy gola të realizuar brenda 5 minutave.

Kombinime të bukura të bardhezinjve, Cristiano Ronaldo lëviz brenda zonës mike mirë pas një topi të marrë nga Morata dhe mposht portierin sard me një goditje fantastike.

 

Pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë. Sërish CR7, kësaj radhe shfrytëzoi një top të devijuar nga goditja e këndit, të cilin ylli portugez e devijoi bukur në rrjetë me të jashtmën.

Avantazh i rëndësishëm për djemtë e Andrea Pirlos dhe goli i tetë në kampionat për 35-vjeçarin, i cili barazon në krye të renditjes së golashënuesve Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al