VIDEO/ Dybala mjafton për 3 pikë “Evrope”, Verona përmbys gjithçka ndaj Sassuolo-s së Bajramit

schedule20:45 - 8 Prill, 2023

schedule 20:45 - 8 Prill, 2023

Kanë përfunduar 2 sfidat e pasdites në Kampionatin italian të futbollit, Serie A, sfida këto të vlefshme për javën e 29-të të kampionatit, ku padyshim nuk kanë munguar spektakli dhe emocionet e forta të futbolldashësve.

Kështu, në arenën “Stadio Olimpico di Torino”, “demat” torinezë pritën “verdhekuqtë” e Roma, në një sfidë që u mbyll me fitoren minimale 0 me 1, në favor të djemve të teknikut Jose Mourinho. Për golin e vetëm të sfidës mendoi “fantazisti” argjentinas, Paulo Dybala, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një 11-metërsh të akorduar nga arbitri që në minutën e 8’-të të sfidës.

Në krahun tjetër, në “shtëpinë” e Veronas, “Stadio Marc’Antonio Bentagodi”, vendasit pritën Sassuolo-n e “legjionarit” Nedim Bajrami, në një sfidë që dhuroi spektakël. Të parët kaluan në avantazh miqtë e Sassuolo falë golit të marokenit, Abdou Harroui në minutën e 34’-të të sfidës. Mirëpo, nuk mbaroi me kaq pasi në minutat 84’ dhe 95’ të sfidës Federico Ceccherini dhe Adolfo Gaich përmbysën gjithçka duke arritur të grumbullojnë 3 pikë të arta në garën për mbijetesë në Serie A.

Me këto rezultate, Roma ka rrëmbyer sërish vendin e 3-të në kampionat teksa ka arritur të shkojë në kuotën e 53 pikëve. Torino e Sassuolo kanë ruajtur pozitat e tyre në vendet 11 dhe 12 të sfidës, me nga 38 dhe 37 pikë, ndërsa Verona është ngjitur në kuotën e 22 pikëve dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 18-të, 4 pikë më pak se Spezia e vendit të 17-të. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Torino 0-1 Roma

 

Verona 2-1 Sassuolo 

Goli i Abdou Harroui, 0-1:

Goli i Federico Ceccherini, 1-1:

Goli i Adolfo Gaich, 2-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!