VIDEO/ Dy viktima dhe shtatë të plagosur, pamjet e shpërthimit në Lushnjë nga një kënd tjetër

schedule19:19 - 1 Mars, 2024

schedule 19:19 - 1 Mars, 2024

LUSHNJË- Pasditja e kësaj të premteje ishte tragjike për qytetin e Lushnjës. Një shpërthim i fuqishëm në një kapanon i mori jetën dy personave, babë e bir, ndërsa shtatë të tjerë morën lëndime, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela. Viktimat janë Roland dhe Elidon Hoxha.

Pas pamjeve ekskluzive të momentit të shpërthimit, “ABC News” ka siguruar dhe pamje nga një kënd tjetër për shpërthimin tragjik.

Siç shihet edhe në video, duket momenti i shpërthimit në flakë të kapanonit. Gjithashtu si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe disa biznese aty pranë. /n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!