VIDEO/ Dy penallti të CR7 nderojnë Juventusin, Atalanta mbetet spektakolare

schedule23:41 - 11 Korrik, 2020

schedule 23:41 - 11 Korrik, 2020

Është mbyllur takimi i Serie A mes Juventusit dhe Atalantas, me rezultatin e barabartë 2-2. Cristiano Ronaldo shënoi dy herë për ‘Zonjën e Vjetër’, ndërsa për Atalantan shënuan Zapata dhe Malinovskyn.

Zapata në fakt, shënoi një gol shumë të bukur, duke treguar gjithë forcën e tij e duke vendosur rezultatin e pjesës së parë në 0-1. Në të dytën, Ronaldo shënoi me penallti në minutën e 53-të, duke barazuar.

Malinovsky, i ardhur nga stoli, riktheu avantazhin për Atalantan në minutën e 81-të, ndërsa në sekondat e fundit, Ronaldo shënoi sërish me penallti, për të vendosur rezultatin final të sfidës në 2-2./abcnews.al

GOLAT: JUVENTUS – ATALANTA  2-2