Zhbllokohet ndeshja Chelsea-Manchester City, aty ku skuadra e Pep Guardiolës ka shënuar dy gola brenda tre minutave. 18 minuta kanë mjaftuar për të parë golin e parë në “Stamford Bridge”
https://streamable.com/qbaxqv
Ilkay Gundogan lëvizi bukur pas një topi të marrë nga Foden dhe mposhti portierin vendas me një goditje të saktë. Goli i tretë sezonal në kampionat për mesfushorin gjerman, i cili po kalon një moment shumë të mirë. Tre minuta më vone erdhi edhe goli i dytë për miqtë.
https://streamable.com/cfdopa
Asist i Kevin De Bruyne dhe finalizim i thjeshtë i Phil Foden. Manchester City në avantazh të dyfishtë dhe çlirim për Pep Guardiolën, i cili e do këtë fitore për t’u afruar me vendet e para. /abcnews.al