VLORË- Publikohen pamjet e aksionit të Policisë së Vlorës, e cila sekuestroi 260 kg drogë, e cila ishte fshehura në dy kampera turistësh. Policia thotë se të arrestuarit janë 4 shtetas rumun: Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtyre personave, të cilët nën maskimin si turistë kryenin transport droge. Sasia e lëndës narkotike ishte ndarë në pako dhe gati për treg.