Brescia dhe Parma po përballen mes tyre, në një ndeshje pa pikë interesi. Vendasit nuk ia dolën të siguronin qëndrimin në elitë, ndërsa ekipi emilian renditet në mesin e qetë.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, ndërsa në të dytën u shënuan dy brenda tre minutave. Mbrojtësi Darmian kaloi miqtë në avantazh në minutën e 59-të, por “Dallëndyshet” reaguan menjëherë.
Portieri i Parmës, Sepe gaboi në një pasim dhe Brescia përfitoi. Dessena nuk gaboi nga brenda zonës dhe i dhuroi barazimin skuadrës së tij. Kastrioti Dermaku e ka nisur si titullar këtë ndeshje për Parmën. /abcnews.al

