VIDEO/ Dy gola për katër minuta, merr “zjarr” dueli Everton-Tottenham

schedule21:36 - 16 Prill, 2021

schedule 21:36 - 16 Prill, 2021

Dy gola të shpejtë në Everton-Tottenham, sfidë e rëndësishme për objektivin Champions League që kanë të dy klubet. Në fillim kaloi në avantazh skuadra e Jose Mourinhos.

Mbrojtja vendase harroi Harry Kane në zonë në minutën e 27-të dhe kapiteni i Spurs dërgoi topin në rrjetë pas një veprimi të bukur. Festa e miqve nuk zgjati shumë, pasi Evertoni fitoi një penallti.

Minuta e 31-të, ekzekutimin e mori përsipër Gylfi Sigurdsson. Goditja e islandezit në rrjetë dhe barazim 1-1 në “Goodison Park”, stadium ku po zhvillohet një lojë tepër e luftuar. /abcnews.al