VIDEO/ Dy gola në pak minuta, Bayern Munchen “çmonton” Lazion

schedule21:24 - 23 Shkurt, 2021

schedule 21:24 - 23 Shkurt, 2021

Dhuratat i pranon edhe mbreti. Bayern ka mundur të kalojë në avantazh në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League me Lazion.

Robert Lewandowski ka mundur të gjejë golin në minutën e 9, kur Mussachio gaboi fatalisht në kthimin e një topi te portieri Reina.

 

Sulmuesi polak e ndoqi mirë aksionin dhe e zotëroi topin para mbrojtësve të Lazios e më pas nuk e pati të vështirë të tundë rrjetën.

Pas pak minutash Bayern gjeti edhe golin e dytë me talentin Jamal Musiala. Në minutën e 24-t anglezi gjeti hapësirën dhe ndëshkoi Lazion me një goditje të bukur nga jashtë zone. /abcnews.al