Pjesa e parë e ndeshjes Ajax-Roma përfundoi 1-0 për ekipin vendas, që gjeti golin në minutën e 39-të me anë të mesfushorit Davy Klaassen.
Pjesa e dytë ka nisur e zjarrtë dhe me shumë gabime. Ajax fitoi një penallti në minutën e 53-të dhe ekzekutimin e mori përsipër kapiteni Dusan Tadic.
https://streamable.com/10qim3
E dobët goditja e sulmuesit serb, që u prit nga portieri Pau Lopez. Roma mori zemër dhe gjeti golin e barazimit katër minuta më vonë.
https://streamable.com/ntj5za
Lorenzo Pellegrini ekzekutoi shumë mirë një goditje dënimi, por lojtari italian u ndihmua edhe nga pasiguria e portierit vendas, të cilit i rrëshqiti topi nga duart. /abcnews.al