Koha e rregullt nuk ka mjaftuar për të përcaktuar një fitues në “Elbasan Arena”, mes “rrogozhinasve” të Egnatias e armenëve të Ararat Armenia, me kohën e rregullt që ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 2 me 2, mirëpo dhe në kohën shtesë “rrogozhinasit” e mbyllën përballjen me rezultatin e përgjithshëm 4 me 4, duke iu drejtuar kështu goditjes së 11- metërshave, ku fitues dolën armenët e Ararat Armenia, me rezultatin 2 me 4.
Pavarësisht se morën të parët avantazhin në minutën e 3’-të të sfidës, falë një goditje me kokë brenda zone të brazilianit Fernando, por armenët i barazuan shpejt shifrat dhe vetëm 14 minuta më vonë “bomberi” nga Bregu i Fildishtë, Wilfred Eza përfiton nga një gabim në vendosjen e mbrojtjes “rrogozhinase duke çuar topin në rrjetë. Megjithatë pjesa e parë nuk do të mbaronte me kaq, me talentin Redi Kasa, i cili çon topin pas shpatullave të portierit armen, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 2 me 1.
Vetëm 13 minuta pas nisjes së pjesë së dytë do të vinte sërish radha e armenëe për të gjetur rrugën e rrjetës, me “fantazistin” portugez, Adriano Castanheira, i cili përfiton nga një “gafë” e mbrojtjes së Egnatias, duke shënuar një super gol, me një goditje potente brenda zonës.
Në kohën shtesë gjithçka mbeti e qetë, deri në fillimin e pjesës së dytë aty ku shpërthyen dhe golat. Fillimisht ishte Dëamena i cili i dha avantazhin “rrogozhinasve” në minutën e 108’-të të lojës e më pas Tenton Yenne e Junior Bueno përmbysën gjithçka në minutat e 110’-të e 114’-të të sfidës. Megjithatë nuk mbaroi gjithçka aty pasi Raphael Dwamena do të mendonte sërish për të tijët duke çuar topin në rrjetë e duke e çuar ndeshjen drejt goditjes së penalltive aty ku fitues dolën armenët.
Me këtë fitore të vuajtur në “Elbasan Arena”, tashmë armenët e Ararat Armenia kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e radhës të kualifikueseve të Conference League, ku përballë do të kenë grekët e Aris. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Fernando, 1-0:
Goli i Eza, 1-1:
Goli i Redi Kasës, 2-1:
Goli i Adriano Castanheira, 2-2:
Goli i Raphael Dwamena, 3-2:
Goli i Tenton Yenne, 3-3:
Goli i Junior Bueno, 3-4:
Goli i Raphael Dwamena, 4-4: