Digjen dy makina në Durrës/ Njëra prej tyre, e kryeinxhinierit të OSHEE-së. Alushi: S’kam konflikte, zjarri për shkak te detyrës

schedule08:43 - 9 Korrik, 2024

schedule 08:43 - 9 Korrik, 2024

Dy automjete të parkuara janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Një prej makinave që u shkrumbua është në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE, Durrës, Arben Alushi.

I kontaktuar nga ABC Neës ky i fundit  ka mohuar të jetë i përfshirë në konflikte, por ka ngritur dyshimet se ngjarja ka të bëjë me detyrën e tij.

“Nuk kam konflikte me persona të tjerë. S’kam probleme personale dhe as familjare. Dyshoj se ngjarja ka të bëjë me detyrën. Shpresoj që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt. Kam besim tek autoritetet ligj zbatuese”, është shprehur ai.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 minuta. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person të maskuar pranë automjetit të Alushit, duke hedhur benzinë dhe më pas i është vënë zjarri.

Për pasojë është djegur dhe makina ngjitur. Dëmet kanë qenë kolosale, pasi mjetet kanë dalë jashtë përdorimit. Pistat janë shtrirë në disa drejtime, pasi nuk ka një konkrete.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!