Dalin pamje të reja të operacionit të koduar “Blloku 33”, ku 25 persona u arrestuan dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Nga pamjet e policisë, duket se disa persona japin paratë dhe më pas marrin heroinën në doza të ndara.
Sipas burimeve për ABC News, lënda narkotike shpërndahej kryesisht në zonën e bllokut në lokale të cilat frekuentoheshin nga persona VIP, në pranga kanë rënë edhe punonjës lokalesh, kryesisht kamarier, banakjer, e menaxher.
Ndërkohë që droga shpërndahej kryesisht në lokalet e natës në bllok, por edhe në zona të tjera të Tiranës.
Durim dhe Artur Gurzi, vëllezër kanë qenë koka e këtij grupi pasi së bashku me vëllain e 3 të shpallur në kërkim siguronin kokainën dhe ndanin rolet e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal./abcnws.al

