VIDEO/ Dortmund shkëlqen në “Weserstadion”, Malen e Sanchon nderojnë “Verdhezinjtë”

schedule20:56 - 9 Mars, 2024

schedule 20:56 - 9 Mars, 2024

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë arritur të marrin tre pikë, në përballjen e vlefshme për javën e 25-të, të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, teksa kanë arritur një fitore me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, në transfertën e Werder Bremen, duke qëndruar sërish mes katër “më të mirëve”, të elitës gjermane.

Ishte “tulipani” holandez,  Donyell Malen ai i cili zhbllokoi takimin, ndërsa gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 21’-të, ndërsa vetëm 17 minuta më vonë, “ylli” anglez, Jadon Sancho dërgon në rrjetë një asistim, të Julian Brandy, duke realizuar golin e dytë të sfidës, sfidë e cila do të merrte një kthesë tjetër në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 45+1’-të Sabitzer u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë “Verdhezinjtë” e Edin Terzic me një lojtar më pak, mirëpo inferioriteti numerik i Borussia Dortmund u shfrytëzua në minutën e 70’-të nga vendasit, me “fantazistin” gjerman, Justin Njinmah që shënoi golin e parë dhe të vetëm për vendasit, në “mitikun” e “Weserstadion”.

Falë këtij rezultati, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund ngjiten në kutoën e 47 pikëve, duke parakaluar sërish “Demat” e RB Leipzig, duke u pozicionuar kështu në vendin e 4-t, të tabelës, së Bundesliga, vend i cili u siguron një biletë Champions League, ndërsa skuadra e Werder Bremen mbetet në vendin e 9-të, me 30 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!