VIDEO/ Dopieta e Muriqit ndëshkon Zvicrën, “dardanët” e mbyllin në “paqe” në “Fadil Vokrri”

schedule22:47 - 9 Shtator, 2023

schedule 22:47 - 9 Shtator, 2023

Premtuan performancë dinjitoze, megjithatë nuk ia arritën dot të kapnin 3 pikët në fushën e tyre. “Dardanët” e Kosovës kanë arritur një rezultat fantastik mbrëmjen e kësaj të shtune ndaj kombëtares së Zvicrës, teksa siguruan barazimin 2 me 2, në mitikun e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.

Sipari i golave u çel që në pjesën e parë të sfidës, ku pas një aksioni shembullor të “helvetëve”, “fantazisti” Remo Freuler tund rrejtën e portierit Arijanet Muric, duke i dhuruar të tijve avantazhin 0 me 1, avantazh me të cilin do të mbyllej dhe pjesa e parë e lojës.

Me fillimin e fraksionit të dytë të sfidës, “dardanët” u hodhën menjëherë në sulm në kërkim të golit të barazimit, gol të cilin e gjetën në minutën e 64’-rt pas një kombini fantastik Rashica-Muriqi, me këtë të fundit që tundi rrejtën e Yann Sommer. Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, pasi sërish Remo Freuler, kësaj here me “ndihmën” e kapitenit të “dardanëve”, Amir Rrahamni, tund rrjetën e Muric, por sfida vazhdoi dhe në minutën e 94’, “bomberi” Vedat Muriqi realizon dopietën personale, duke shpërthyer në festë stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me këtë rezultat, Zvicra ruan pozitat e saja në vendin e parë të grupit me plot 11 pikë, 1 më shumë se Rumania e vendit të 2-të, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e 4-rt të këtij grupi me 4 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Remo Freuler, 0-1:

Goli i Vedat Muriqit, 1-1:

Autogoli i Amir Rrahmanit, 1-2:

Goli i Vedat Muriqit, 2-2:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!