Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Doni netët e ftohta në Stoke ju”, tifozët e Arsenal reagojnë me protesta

schedule20:09 - 23 Prill, 2021

schedule 20:09 - 23 Prill, 2021

Arsenali përballet me Evertonin në orën 21:00, ndërkohë që tifozët e “Topçinjve” nuk i ndalin protestat për shkak se drejtuesit e klubit të tyre vendosën t’i përfshijnë në projektin e European Super League.

Klubi londinez u tërhoq në kohë dhe u kërkoi falje tifozëve, në emër të presidentit Stan Kroenke. Tashmë ata kërkojnë largimin e kreut të klubit dhe po protestojnë edhe më fort, jashtë stadiumit në prag të ndeshjes.

Ata janë tërbuar edhe më shumë pas deklaratës së djalit të presidentit, Josh Kroenke, i cili u shpreh kështu një ditë më parë: “Ne pyetëm vetën se çfarë duan tifozët dhe tifozët në mbarë botën do të dëshironin të shihni ndeshje si Arsenal-Barcelona më shpesh.

Tifozët anglezë duan të shohin më shumë ndeshje të mëdha, por ju sërish doni netët e ftohta në Stoke”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!