Takimi mes Bursaspor dhe Menemespor në Turqi, është aktualisht i barabartë 1-1. Dy futbollistët shqiptarë, Gentian Selmani dhe David Domgjoni, e nisën titullarë këtë takim për Menemespor.
Ishte pikërisht Domgjoni ai që shënoi i pari në këtë takim, në minutën 15-të të sfidës. Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e parë me fanellën e Menemespor në kampionat, pas 13 ndeshjesh të luajtura.
Avantazhi i ekipit të dy shqiptarëve, nuk do të zgjaste shumë, pasi Bursaspor barazoi në të 24-ën. Me anë të një penalltie, Seleznov arriti të mposhtë portierin Selmani, i cili nuk arriti ta kuptojë gjuajtjen dhe ta ndalojë topin./abcnews.al
ENDİŞEYE MAHAL YOK.. #GOL #BURSASPOR #SELEZNOV #PENALTI pic.twitter.com/0ZsKQ7fFO3
— Yeşil (@kodadli) July 12, 2020