Albi Doka u transferua këtë merkato në Kroaci, tek ekipi i NK Goricës. Mbrojtësi shqiptar e ka nisur mbarë aventurën e tij.
Në takimin kundër Slaven Belupo në transfertë, ish-mbrojtësi i Tiranës asistoi golin e barazimit në sfidën e mbyllur 1-2 në favor të skuadrës së tij.
Në minutën e 86-të, Doka kroson bukur nga e djathta dhe gjen të lirë brenda zonës Mudrinskin, i cili arrin të shënojë./abcnews.al