Katër adoleshentë i kanë vënë flakën dy automjeteve në Korçë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në lagjen nr 4 dhe lagjen nr.14.
Mësohet se shkaku që adoleshentët i kanë vënë flakën automjeteve është bërë një konflikt për motive banale.
“Ka ndodhur gjatë natës. Na lajmëroi një komshie për zjarrin. Nipi kishte bërë fjalë me djemtë, siç bëjnë sherr këta. Nuk e dimë mirë se çfarë ka ndodhur. Ne nuk dëgjuam asgjë, komshia na lajmëroi, e thërriste djalin, më pas na mori në telefon”, ka treguar gjyshja e njërit prej personave që i është djegur automjeti.
/abcnews.al/