VIDEO/ “Do të zhvillohen larmi aktivitetesh automobilistike”, Rama nis ditën me punimet nga Auto Moto Park-u i parë shqiptar

schedule08:08 - 25 Janar, 2023

schedule 08:08 - 25 Janar, 2023

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një rrjetin e social “facebook” një video që tregon punimet që po bëhen në Elbasan për Auto Moto Park-un e parë shqiptar.

Rama shkruan se ai po ngrihet me standartet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES ?
dhe me punën që vijon për Auto Moto Park-un e parë shqiptar, i cili po ngrihet në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë? r.t/abcnews.al