VIDEO/ Do të ishte kryevepra e mbrëmjes, “magjia” e Joao Felix u ndal nga traversa

schedule23:39 - 27 Tetor, 2020

schedule 23:39 - 27 Tetor, 2020

Atletico Madrid hasi vështirësi në sfidën shtëpiake të Champions League kundër Salzburg. Austriakët përmbysën golin e Llorente dhe e dërguan takimin në 1-2 në minutat e para të pjesës së parë.

Gjithsesi, Joao Felix realizoi dy gola dhe ekipi i Diego Simeones siguroi tre pikët e para në grupin A pas fitores 3-2. Talenti portugez ishte afër shënimit të një eurogoli në pjesën e parë, por fati nuk ishte me të.

Minuta e 14-të, sfida nuk ishte zhbllokuar akoma dhe 20-vjeçari, pasi mori një asist të bukur nga meksikani Herrera, tentoi një gol që do të ishte i mrekullueshëm.

“Biçikleta” e Joao Felix u ndal nga traversa, që i hoqi mundësinë sulmuesit të “Colchoneros” të festonte realizimin e një kryevepre. /abcnews.al