VIDEO/ “Do festoj se më do qejfi”, lihet në burg i riu nga Pogradeci, nëna përplaset me policinë

schedule16:30 - 5 Maj, 2020

schedule 16:30 - 5 Maj, 2020

Vendimi i Gjykatës së Pogradecit që la në burg një 19 vjeçar, ka përplasur nënën dhe familjarët e tij me forcat e rendit. Gjithçka ndodhi në momentin e daljes se te riut nga salla e gjyqit.

Ai  kishte organizuar ditëlindjen të shtunën pasdite në ambientet e banesës së tij, një pjesë e së cilës ishte përshtatur për lokal. Por sipas policise ai ka shkelur Aktin Normativ që përcakton se ne këtë kohë pandemie nuk lejohen grumbullimet e njerëzve dhe hapja e lokaleve.

Një ankesë e fqinjve nxiti policinë të shkonte në lokal dhe të ndalonte festën. 19 vjeçari u shoqërua në komisariat së bashku me dy miqtë e tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë ndaj të rinjve u ngrit akuza “kundërshtim me dhunë e punonjësve të policisë” dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Por Gjykata la ne fuqi vetem akuzen kundërshtim ndaj policit, per te cilen vendsoi masen e sigurise arrest ne burg per 19 vjecarin.  Kurse  per miqtë e tij arrest shtëpie.

Nëna e 19 vjeçarit mes lotësh, jashte gjykates,  tregon një tjetër version të ngjarjes.

“Një polic civil hyri nga pas shtëpisë dhe goditi djalin dhe ai nuk e mbajti veten dhe e goditi. E thikën e kisha unë për të prerë tortën”, thotë ajo.

Gruaja pretendon se polici civil e ka  dhunuar edhe ate. Për zbardhjen e të vërtetës kërkon ndihmën e shtetit

“Kam shenja dhune në trup. Ju lutem nga shteti që të zgjidhet’, shprehet nëna.

Nëna e të riut ka vënë në dispozicion të mediave një video, ku është regjistruar debati mes të birit dhe policit para shoqërimit në komisariat.

Djali: Është shtëpi s’është lokal kam datëlindjen nuk mund të hyni pa mandat. Polici: Nuk lejohet zhurma në kushte pandemie.

Për  ngjarjen po vijojnë hetimet, por i riu nga Pogradeci do ta mbajë mend gjatë 19-vjetorin e tij.

Gazetarja Lediona Xheladinaj ka siguruar vendimin e shkurtuar të gjykatës: 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!