VIDEO/ Djegia e automjetit të efektivit të Shqiponjave në Lezhë, zbardhet ngjarja, momenti kur autorët largohen

schedule20:56 - 1 Korrik, 2024

schedule 20:56 - 1 Korrik, 2024

Automjetit të Efektivit të Shqiponjave në Lezhë i është vënë zjarri këtë të hënë. Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Në reagim zyrtar sqarohet se janë kapur dhe arrestuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe bëhet fjalë për dy të rinjtë ,Klaudio Gjokhilaj, Klaudio Kovaci 24 dhe 22 vjeç të dy banues në Lezhë.

Nga hetimet dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë, vijuan hetimet e thelluara për zbardhjen e shkakut të përfshirjes nga zjarri të automjetit oficerit te Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

24 vjeç dhe 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin e oficeret te Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

/abcnews.al/