Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Djajtë e kuq” në çerek-finale, “eurogoli” i Marcus Rashford mjafton për triumfin ndaj Real Betis

schedule20:39 - 16 Mars, 2023

schedule 20:39 - 16 Mars, 2023

Ka përfunduar me rezultatin 0 me 1, sfida e kthimit mes Real Betis dhe Manchester United, sfidë që u mbyll me fitoren e “djajve të kuq”, të cilët arritën rezultatin e përgjithshëm 5 me 1 ndaj spanjollëve.

Për të shënuar golin e vetëm të sfidës mendoi anësori i sulmit të “djajve”, Marcus Rashford, i cili pas një krosimi të gjatë nga braziliani Casemiro stopon bukur topin dhe me një goditje potente nga jashtë zonë ndëshkon portierin Silva, duke i dhuruar “djajve” një fitore të vyer në transfertë.

Tashmë, “të kuqtë” e Manchester duhet të presin ditën e nesërme për të zbuluar kundërshtarët e radhës, si dhe rrugëtimin drejt finales, gjatë shortit që do të hidhet në Nyon të Francës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!