VIDEO/ “Djajtë e Kuq” i falen “dështakut”, “heroi” Maguire sjell 3 pikët e para të grupit në “Old Trafford”

schedule23:14 - 24 Tetor, 2023

schedule 23:14 - 24 Tetor, 2023

“Djajtë e Kuq” të Manchester United kanë arritur më në fund fitoren e parë në UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e kësaj të marte kanë mundur në “Old Trafford”, danezët e Copenhagen, me rezultatin minimal, 1 me 0.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 72’-të, të sfidës, ku pas një krosimi fantastik nga mesfushori danez, Christian Eriksen, qendërmbrojtësi Harry Maguire kërcen më lart se të tjerët për çuar me kokë një rrjetë topin e për të “vulosur” 3 pikët e para në UEFA Champions League, për këtë sezon.

Falë këtij rezultati, “Djajtë e Kuq” ngjiten në vendin e 3-të në grupin A, teksa renditen pas turqve të Galatasaray, që kanë arritur të grumbullojnë 4 pikë dhe “bavarezëve” të Bayern Munich, që kanë arritur të grumbullojnë deri më tani 9 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!