Herald Marku ka festuar një ditë më parë ditëlindjen e tij të 26-të dhe në mbrëmje kishte organizuar edhe një darkë me miqtë.
Ta pranishëm ishin edhe shumë futbollistë, nga Partizani, nga Vllaznia ku ka qenë më parë dhe nga Kastrioti.
Për Markun surprizat ishin të shumta, ndërkohë që në fund duhet edhe të “vuante”, pasi miqtë e tij e plasën në pishinë dhe nuk mund të mungonin edhe filmimet nga ai moment, postuar në rrjetet sociale. / abcnews.al