VIDEO/ Ditë historike për Francën, korr fitoren e dytë në histori ndaj SHBA

schedule16:18 - 25 Korrik, 2021

schedule 16:18 - 25 Korrik, 2021

Për herë të dytë në histori dhe për herë të parë në Lojërat Olimpike, Franca ka mundur Shtetet e Bashkuara në basketboll. Një prej skuadrave më të mira në Europë fitoi me shifrat 83-76, pas një ndehsje mjaft të luftuar.

Evan Fournier me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa për Amerikën më i miri ishte Holiday me 18 pikë. Në pjesën më të madhe amerikanët e kishin ndeshjen në kontroll dhe u duk sikur ndeshja do shkonte në favor të tyre, por Franca u ngrit dhe përmbysi gjithçka.

Avantazhi më i madh i amerikanëve ishte dhjetë pikë. Kjo nuk e trembi Francën, që në periodën e tretë bëri gjithçka mirë. Sulmi i SHBA u ndal së shënuari dhe Franca e çoi 52-52, pas një serie pikësh 10-2 dhe hynë në periodën e tretë me avantazhin 62-56.

https://youtu.be/JUr5GJbK41Q

Më pas skuadra e Greg Popovich u kthye në lojë dhe rigjeti avantazhin pas një serie 13-1, duke e çuar rezultatin në 63-69. Gjithsesi ata nuk mundën ta vrasin ndeshjen dhe Franca mundi të rikthehet e të ruajë një distancë të shkurtër pikësh.

Nga ana tjetër te SHBA nisën dëmtimet dhe Franca u tregua shumë më e freskët fizikisht duke mbajtur avantazhin në pjesën më të madhe të periodës së katërt dhe arritur një fitore historike ndaj SHBA, që e nis në malore këtë Olimpiadë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!