Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, feston sot ditëlindjen e tij të 74. Strategu italian e ka festuar këtë ditë të shënuar së bashku me lojtarët e kombëtares tonë kuqezi, si dhe presidentin e FSHF-së, Armando Duka.
Në videon e publikuar nga FSHF në faqet e tyre zyrtare, Edoardo Reja është parë duke festuar, duke kënduar e duke kërcyer. Më pas, trajneri i kombëtares ka mbajtur dhe një fjalim, para futbollistëve kuqezi, ku ka thënë:
“Fizikisht, jam akoma mirë, por e dini cili është sekreti? Qëndroj gjithmonë me të rinjtë, pasi jam i ri në kokë. Më dhatë një kënaqësi të jashtëzakonshme në ndeshjen kundër Islandës. U rritëm, dhe kjo gjë më lumturoi pa masë. Është shumë e rëndësishme të mbërrish në moshën time dhe të jesh në gjendje të jaspësh, por unë gjithashtu edhe marr. Nesër në mbrëmje do të doja dhe një ‘dhuratë’ të vogël, nëse është e mundur.
Do ta doja këtë kënaqësi të vogël, jo për vete, por për ju. Nuk po them që po arrijmë majën, sepse është rrugë e gjatë, por jemi afër. “Jemi në rrugën e duhur, do ta shikoni që do të ketë kënaqësi për të gjithë, sidomos për mua, meqë kam ditëlindjen”, përfundoi strategu italian./abcnews.al