VIDEO/ Dinamo fitore me “poker” ndaj Erzenit dhe synon vendin e katërt, Laçi dhe Vllaznia ndahen në paqe

schedule15:29 - 4 Shkurt, 2024

schedule 15:29 - 4 Shkurt, 2024

Dinamo City ka mposhtur në transfertë skuadrën e Erzenit me rezultatin bindës 0-3.

Skuadra kryeqytetase shënoi dy herë në pjesën e parë, duke kaluar fillimisht në avantazh me Hoxhën në minutën e 32’ dhe më pas me Kaçorrin në minutën e 38’. “Blutë” ishin dominues, pasi edhe në pjesën e dytë nuk i lejuan shumë hapësira skuadrës nga Shijaku. Dinamo arriti të vuloste sfidën në minutën e 85’, ku Zabërgja përfitoi nga pavëmendja e mbrojtës së Erzenit. Megjithatë, Dinamo nuk u mjaftua me tre gola dhe shënoi golin e katërt ndaj Erzenit në minutën e 88’ me anë të Bardhit.

Me këtë fitore, Dinamo renditet në vendin e katërt tashmë me 28 pikë, ndërsa Erzeni në vendin e tetë me 22 pikë.

Shikoni golin e parë të Dinamos

Shikoni golin e dytë të Dinamos

Shikoni golin e tretë të Dinamos

Shikoni golin e katërt të Dinamos

Një ndeshje fantastike është luajtur mes Laçit dhe Vllaznisë, ku skuadrat veriore janë ndarë në barazimin 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kurbinasit, pasi Ujka shënoi në minutën e 40’ falë një 11 metërshi. Në pjesën e dytë, Vllaznia gjeti golin e barazimit në minutën e 50’ me anë të Alivodës, duke bërë kështu që shkodranët të ëndërronin përmbysjen. Kuqeblutë tentuan dhe ishin shumë pranë ta bënin këtë gjë, por në fund nuk kishte fitues.

Me këtë rezultat, Laçi renditet në vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e tretë me 34 pikë./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Laçit

Shikoni golin e Vllaznisë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!