VIDEO/ Digjet pallati në Pogradec, banorët: Zjarrfikëset erdhen kur u përvëlua, s’kishin ujë

schedule23:24 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 23:24 - 28 Dhjetor, 2019

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në katin e pestë të një pallati në lagjen 2 në Pogradec. Prej më shumë se 3 orësh flakët të ndihmuara dhe nga era nuk janë vënë dot në kontroll nga zjarrfikësit. Për pasojë ato janë përhapur dhe në apartamentet e tjera.

“Na vjen policia dilni jashtë, dilni jashtë! Zjarrfikësit erdhen kur zjarri kishte përvëluar. S’kishin ujë, vinte njëra ikte tjera”, shprehet banorët e pallatit që u dogj.

Gjashtë nga apartamentet janë djegur plotësisht. Dyshohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombule gazi. Banorët kanë dalë jashtë në kohë dhe nuk kanë pësuar dëme. Vetëm një prej tyre prej gjendje së ankthit është shoqëruar në spital. Po kështu dhe një zjarrfikës është lënduar dhe po merr mjekim në spital. Ndërsa janë shkrumbuar shumë pajise. Mësohet se Bashkia e Pogradecit ka ofruar strehim për 6 familjet që kanë mbetur pa strëhe por nuk kanë pranuar. Ata kanë vendosur të strehohen tek të afërmit e tyre. /abcnews.al