VIDEO/ Digjet flamuri grek në Ksamil, persona të maskuar i vënë flakën

schedule20:54 - 1 Shtator, 2020

schedule 20:54 - 1 Shtator, 2020

Disa shqiptarë, të armatosur e të maskuar kanë djegur flamurin grek në Ksamil.

Ngjarja është raportuar mbrëmjen e sotme, përmes rrjeteve sociale.

Të rinjtë shihen duke djegur flamurin grek ndërsa një prej tyre mban një armë automatike në krahë.

Ata kanë përcjellë mesazhin:

Mesazh për grekët nga Jugu i Shqipërisë, deti është i yni”, shkruhet në mbishkrimin e pamjeve të publikuara.

Diskutime të shumta janë ndezur që pas deklaratës së kryeministrit grek Kyriakos Mytsotakis, në të cilën u shpreh se Greqia do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta, me anë të një letre zyrtare, i kërkoi informacion kryeministrit Rama mbi deklaratën e kryeministri grek Mitsotakis për t’i zgjeruar ujërat territoriale të saj.

Presidenti kërkoi të vihej në dijeni për qëndrimin zyrtar të Shqipërisë dhe nëse qeveria është në dijeni të pasojave që mund të shkaktojë ky vendim.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, para vizitës në Tiranë i tha shtypit vendas se Athina është e interesuar për bisedime të sinqerta me Tiranën që do të çonin më pas drejt një marrëveshje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!