VIDEO/ Digjet “Benz-i ML” në Vlorë

schedule16:05 - 6 Nëntor, 2020

schedule 16:05 - 6 Nëntor, 2020

Një automjet tip “Benz ML” ka marrë flakë në Vlorë. Gazetari Elton Nika bën të ditur për abcnews.al se automjeti është përfshirë nga zjarrin në lagjen 28 Nëntori.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe forca policie. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al flakët kanë djegur një pjesë të konsiderueshme të automjetit.

Automjeti ndodhej i parkuar, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet. g.v/abcnews.al