SHKODËR- Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Shkodrës.
ABC News ka mësuar se makinat e djegura janë në pronësi të Sebaudin Hoxha
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Aktualisht janë dy pista në të cilat po hetohet, ajo e djegies se qëllimshme dhe pista tjetër është afërsia e makinave me një kabëll të furnizimit me energji elektrike.
Ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al