DIBËR- Reshjet e dendura të shiut të 24 orëve të fundit i kanë lënë vendin reshjeve të dëborës.
Pas Kukësit dhe Ersekës, lartësitë e kodrave në Dibër janë “zbukuruar” me petkun e bardhë të dëborës.
Reshjet e dëborës kanë zbritur deri në 1500 m lartësi mbi nivelin e detit.
Po ashtu temperaturat janë ulur në 6 gradë në qytetin e Peshkopisë, ndërsa intensiteti i shiut ka rënë.