PSG ka zgjidhur gjithçka brenda 6 minutash. Kampionët e Francës po luajnë në transfertë kundër Nice dhe ndodhen në avantazh të dyfishtë. Angel Di Maria është autori i një dygolëshi, duke u ngjitur në kuotën e 4 rrjetave në kampionat.
31-vjeçari po kalon një formë shumë të mirë, teksa numëron edhe dy gola të shënuar në Champions League. Argjentinasi shënoi golin e parë në minutën e 15-të. Kundërsulm fantastik i miqve, të cilët arrijnë që me tre pasime të zhbllokojnë sfidën.