PSG ka nisur shkëputjen në kampionatin francez. Ekipi i Thomas Tuchel fitoi në transfertë përballë Nices me rezultatin 1-4. Angel Di Maria shënoi dy herë brenda 6 minutash në pjesën e parë. I pari ishte konkretizimi i një kundërsulmi perfekt, teksa i dyti ishte një gol i rrallë.
Vendasit përfituan nga një gafë e mbrojtjes mike dhe rihapën ndeshjen në mesin e pjesës së dytë. Ganago gjeti golin, por Nice u ndëshkua më pas me dy kartonë të kuq brenda tre minutash.
PSG nuk toleroi dhe realizoi edhe dy gola të tjerë. Kylian Mbappe trefishoi shifrat dy minuta nga fundit, ndërsa Mauro Icardi vulosi “pokerin” në minutat shtesë. Kjo fitore e ngjit PSG-në në kuotën e 24 pikëve, ndërsa ndjekësit e Nantes, të cilët zbresin nesër në fushë përballë Metz, numërojnë 5 pikë më pak. /abcnews.al
Nice – PSG 1-4
(Ganago 67′ / Di Maria 15′, 21′, Mbappe 88′, Icardi 90+2′)