VIDEO / Dhunote barbarisht vajzën e saj, shoqërohet nëna 41 vjeçare nga Saranda

schedule23:38 - 20 Janar, 2020

schedule 23:38 - 20 Janar, 2020

Mbrëmjen e sotme u publikua rasti i një gruaje nga Saranda që dhunon barbarisht të bijën e saj për shkak se nuk ka larë enët apo se ka dalë të luaj me shoqet.

Videoja e dhunës u publikua në emisionin “Fiks Fare” dhe menjëherë pas transmetimit të pamjeve, policia e Sarandës thotë se ka shoqëruar shtetasen me iniciale E.M, 41- vjeçe, banuese në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku bëhej fjalë për dhunë e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, menjëherë Policia ka bërë shoqërimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Sarandës, vijojnë veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave në lidhje me rastin konkret./abcnews.al