VIDEO | Dhuna në Peqin ndaj gjyqtarit Bebja, FSHF reagon ashpër

schedule17:43 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 17:43 - 14 Dhjetor, 2019

Sot në Peqin, në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Dinamos, gjyqtari kryesor Sokol Bebja u dhunua nga disa tifozë që u futën në fushën e lojës dhe e goditën. Pritej reagimi nga Federata Shqiptare e Futbollit, reagim që nuk ka vonuar.

Pak çaste më parë, FSHF reagoi ashpër për këtë episod të turpshëm, duke shkruar: “Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambientet sportive”./abcnews.al