VIDEO/ “Detin e dashurojmë”, edhe pse fund tetori në Vlorë ka ende pushues

schedule12:28 - 23 Tetor, 2020

schedule 12:28 - 23 Tetor, 2020

Surprizat e motit janë shoqëruar me kushte të ndryshme atmosferike.

Prej ditësh moti është shoqëruar me rritje të lehta të temperaturave. Gjatë ditës së sotme temperaturat kanë një luhatje nga 5°C deri në 24°C, sipas meteorologëve.

Edhe pse jemi në fund të muajit tetor, pamjet nga Vlora tregojnë se ende mund të bëhet plazh.

“Ditë shumë të bukura, dielli ka qenë shumë i mirë dhe për këtë e shfrytëzojmë detin. Vlonjatë jemi, detin e dashurojmë dhe nuk i ndahemi nëse temperaturat vijojnë kështu”, u shpreh një qytetar.

Duket se turistët e huaj kanë zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të pushuar, ndërsa shprehen të kënaqur dhe të relaksuar që edhe në këto muaj të vitit mund të shijojnë bregdetin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!