Ditën e djeshme, Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda kanë publikuar bashkëpunimin më të ri me titull “Picasso”. Edhe këtë herë, treshja kanë tërhequr vëmendje përmes tekstit, veçanërisht me pjesën e Donaldit, e cila duket mjaft qartë që është një dedikim për Bora Zemanin.
Mirëpo, nuk ka mjaftuar vetëm kjo, pasi edhe vendi ku është xhiruar klipi është një kishë. Kjo pasi për herë të parë Bora dhe Donaldi janë takuar në një të tillë. Ka qenë vetë aktori që e ka zbuluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, në një darkë me banorët e tjerë.
Kujtojmë që çifti e kanë nisur romancën e tyre në 5 nëntor të 2018./abcnews.al