Detaje të reja kanë dal nga shpërthimi me eksploziv i mbrëmjes së djeshme në mobilerinë në Fushë-Krujë.
ABC Neës mëson se dëmët janë të konsiderueshme, por fatmirëisht për bizneset ngjitur me mobilerin kanë qenë të vogla.
Godina ishte marrë me qira nga Desar Çangu nga Larushk, i cili është vëllai i dhëndrit të pronarit të ndërtesës, Bujar Caraci.
Ndërsa, lënda eksplozive është vënë pas objektit, me qëllim që autorët të shmangnin kamerat e sigurisë. Sa i përket, të dyshuarëve për shpërthimin, policia nuk ka ende një njoftim zyrtar./abcnews.al