Vedat Muriqi po shijon momentin më të mirë në karrierë. Bomberi dardan është kthyer në idhullin e tifozëve të Fenerbahçes, të cilët do e duan edhe më shumë pas golit të sotëm në derbi.
25-vjeçari ka shënuar golin e tretë të sfidës së zjarrtë kundër Besiktas, duke vulosur fitoren e ekipit të tij. Muriqi përfitoi nga asist i Islas në minutën e 58-të dhe tregoi edhe njëherë instinktet “vrasëse” brenda zonës.
Goli i dhjetë në kampionat për këtë sezon për sulmuesin e Kosovës, duke u pozicionuar i dyti në renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit turk. Fenerbahçe po fiton me rezultatin 3-1 në derbin e Stambollit dhe fitorja sjell vendin e tretë në renditje dhe parakalimin e Besiktas. /abcnews.al
? Vedat Muriqi scores for Fenerbahce!#Muriqi #Fenerbahce #Besiktas pic.twitter.com/TOgcfGKYR3
— Veronik Istrefaj (@veroniku7) December 22, 2019

