Laçi dhe Partizani kanë luajtur sot raundin e 11-të të kampionatit të Superiores.
Ndeshja ka qenë pothuajse e barabartë me statistika, ku të dyja skuadrat kanë qenë në kërkim të hapësirave për të shënuar golin e avantazhit, por asnjëra nuk ia doli deri në çastet e fundit të ndeshjes.
Në minutën e 94’, Partizani shënon golin e fitores me anë të Taipit, duke i dhënë kështu klubit kryeqytetas tre pikët e artë.
Kjo fitore i jep mundësinë Partizanit të ushtrojë presion mbi Egnatian kryesuese, pasi tashmë të kuqtë ndodhen në vendin e dytë me 23 pikë, po aq sa rrogozhinasit, por me kryeqytetasit që kanë një ndeshje më pak./h.ll/abcnews.al